Ish-astronauti Mitchell bën sensacion: “Alienët shmangën konfrontimin atomik mes ShBA-ve dhe BS-së”

Postuar në 15 Gusht, 2015 18:29

Narrativa për ufo dhe alienë është bërë thuajse e përditshme në Perëndim. Kësaj radhe, deklarata se alienët ekzsitojnë, e se madje ata kanë vizituar Tokën, ka ardhur nga Edgar Mitchell, ish-astronaut dhe një nga njerëzit që zbriti në Hënë më 1971. "
Ëhite Sands(shkretëtira në Neë Mexico) ishte një zonë e testimit për armët atomike dhe për këtë ishin të interesuar jashtëtokësorët. Ata donin të dinin për kapacitetet tona ushtarake”, thotë Mitchell në një prononcim për britaniken “Mirror”. Sipas tij ishin këta alienë paqedashës ata që shmangën një luftë bërthamore mes ShBA-ve dhe Bashkimit Sovjetik. Mitchell shkon më tej kur thotë se ka edhe zyrtarë të tjerë i kanë konfiduar të njëjtën gjë, madje se shpesh alienët kanë çaktivizuar raketat testuese. Nuk është e qartë nëse deklarata të tilla kanë vërtetësi, por Mitchell gëzon reputacion, ndaj edhe deklaratat e tij kanë gjetur vend në një sërë mediash.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.