Nishani rikthen ligjin për arsimin e lartë: "Nuk garanton autonominë e tij"

Postuar në 14 Gusht, 2015 13:23

Rreth dy javë pasi Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për arsimin e lartë, kreu i shtetit Bujar Nishani e ka kthyer mbrapsht atë duke argumentuar arsyet sipas tij. Ndër të tjera ai thotë:

Së pari, në bindje të Kushtetutës së Shqipërisë dhe në ushtrim të së drejtës të parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të Kushtetutës, me qëllim garantimin e të drejtës së arsimit të lartë të njohur nga Kushtetuta dhe Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut si dhe lirinë akademike dhe autonominë universitare të njohur nga Kushtetuta dhe jurisprudenca e saj, kam vlerësuar se ky ligj duhet kthyer për rishqyrtim Kuvendit mbështetur në arsyet dhe argumentet e mëposhtme:

Fryma mbi bazën e të cilit është konceptuar dhe ndërtuar ligji, duket se nuk garanton autonominë e arsimit të lartë, gjë e cila është dhe baza për të garantuar vijimësinë e procesit të Bolonjës dhe përmbushjen e detyrimeve që vijnë nga dokumentet ndërkombëtarë të cilat janë të detyrueshme për Shqipërinë. Ligji është i bazuar në qasjen etatiste, pra është shteti në qendër, jo universiteti dhe studentët siç edhe duhet të jetë... Pavarësisht se Ligji ka qasje të rritjes së tarifave të studimit, nuk ka të njëjtën qasje sa i takon rolit të studentëve në vendimmarrje në strukturat drejtuese të IAL-ve(1),  ku vendoset pikërisht edhe për reformimin e sistemit dhe përshtatjen dhe zhvillimin e kurrikulave me kërkesat e instrumenteve ndërkombëtarë në të cilat Shqipëria është palë. Ligji në tërësinë e tij nuk është ndërtuar mbi shtyllat të cilat dikton procesi i Bolonjës, nuk ka në themel parimet themelore të diktuara nga Deklarata e Jerevanit sa u takon Universiteteve të së ardhmes dhe rolit të Shtetit në këtë proces, por ka orientim etatist, ka paqartësi, dhe në të shumtën e rasteve referon në akte të tjera ligjore dhe nënligjore që i takojnë të ardhmes. Në ligj nuk janë vendosur guidelines apo kritere të mirëpërcaktuara, mbi bazën e të cilave do të hartohen aktet nënligjore, duke rrezikuar që këto akte të tjera ligjore dhe nën ligjore të kufizojnë autonominë dhe të çojnë në kontroll të tepruar, abuzim, vonesa dhe stanjacion, dhe për më tepër të ekzistojë mundësia edhe e cenimit të parimit të sigurisë juridike. Së dyti: Përmes këtij ligji rrezikon të kushtëzohet e drejta për arsimin e lartë nga kriteri i pagesës së tarifave të ndryshme të përcaktuara në ligj, por që mund të arrijnë në shifra të larta të papërballueshme për nivelin mesatar të jetesës në Shqipëri.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.