Furnizim me naftë në Maqedoni. Është 60 lekë më lirë, por edhe më cilësore

Postuar në 14 Gusht, 2015 00:27

Në Maqedoni nafta shitet 118 lekë për litër, kurse në Shqipëri, 183 lekë për litër. Ky ndryshim prej 65 lekësh për litër ka nxitur drejtuesit e automjeteve në kufirin mes dy vendeve që t’i drejtohen pikave të furnizimit në Maqedoni. “Shkojmë në Maqedoni për t’u furnizuar sepse është më e lirë, me rreth 50 lekë për litër, si dhe shumë herë më e mirë. Nuk e bëjmë përditë këtë rrugë, por kur na soset durimi vijmë këtej”, thotë një drejtues mjeti i cituar nga Tip-Channel. Këtë hall të madh të njerëzve, dogana shqiptare po synon ta shtojë edhe ca më tepër kur shton kontrollet. Arsyeja është se serbatorët shtesë quhen kontrabandë. “Për efekt të një ndryshimi të madh të çmimit në zonën kufitare të Dibrës së Madhe, në këtë kohë kemi një problematikë të madhe prej lëvizjes së automjeteve të shumta. Shumë drejtues dalin nga kufiri, meqë është distancë e afërt, furnizojnë serbatorët me naftë apo benzinë dhe kthehen sërish në vend. Kontrolli dhe synimi i doganierëve ka qenë i fokusuar në faktin që këto lëvizje të shpeshta të mos bëhen me serbatorë shtesë, të cilat i ngarkojnë dhë Maqedoni dhe më pas i shfrytëzojnë për shitje në Shqipëri”, tha Abdulla Kata, drejtor i Doganës së Bllatës. Edhe njëherë “shteti” shqiptar mendon të zgjidhë një problem me natyrë ekonomike dhe politike, përmes masave shtrënguese. Edhe kur është vetë shkaktar i situatës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.