Projektligji/Falimenti nuk përfshin subjekte që operojnë në sektorë strategjikë

Postuar në 13 Gusht, 2015 12:25

Qeveria ka propozuar së fundmi projektligjin “Për falimentimin” duke rregulluar me procedurë ligjore shlyerjen e detyrimeve të debitorëve. Projeki në fjalë i njeh juridiksion Gjykatës së Flimentit, e cila do të hetojë “të gjitha rrethanat që kanë lidhje me procedurën e falimentimi”. Po kështu drafti parashikon edhe hapjen e procedurave të falimentit edhe mbi bashkëpronësinë, e heq atë si opsion për investimet strategjike. “Procedura e falimentimit e rregulluar nga ky ligj i shtrin efektet e veta mbi çdo debitor qoftë ky individ, tregtar, familje bujqësore,person juridik privat ose publik, fitimprurës ose jofitimprurës që ndjek qëllime ekonomike, shoqëri e thjeshtë, ose njësi administrative vendore. Procedura e falimentimit mund të hapet edhe për pasurinë e trashëgimlënësit, bashkëpronësinë e bashkëshortëve sipas regjimit të bashkësisë ligjore dhe bashkësisë me kontratë, pronën e përbashkët të një bashkësie të vazhdueshme ose të një bashkësie të administruar në mënyrë të përbashkët... Procedura e falimentimit nuk mund të hapet për subjektet që ushtrojnë veprimtari në sektorët me interes publik dhe të caktuar si strategjikë, të tillë si: hekurudhat, furnizimi me energji elektrike, furnizimi me gaz, ujë, si dhe subjektet që ushtrojnë aktivitetin nëfushën e sigurimeve, bankat, institucionet financiare, shoqatat e kursimeve dhe kredive, dhe të tjera, T Draft Ligji i Falimentimit 6 falimentimi i të cilave rregullohen me ligje të veçanta, për sa kohë ato janë të licencuar për kryerjen e këtyre veprimtarive”, thuhet në projektligj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.