Profecia e një nazisti: "Ne do të fitojmë sërish. Popujt harrojnë"

Postuar në 12 Gusht, 2015 21:27

20 vite më parë në gazetën greke “Eleftheria” u ribotua një intervistë e një oficeri nazist dhënë për një gazetë zvicerane menjëhërë pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Fjalët e oficerit nazist tingëllojnë shumë aktuale sot që Gjermania është vënë në qendër të kritikave për pozitat dominuese në Europë dhe një lloj hegjemonie ekonomike dhe politike në kontinent. Është një intervistë e dhënë në vitin 1945, por gazeta greke “Eleftheria” e solli në vitin 1995 dhe mediat greke e kanë ribotuar sërish duke parë një lloj profecie të përmbushet.Gazetari pyet; Tani çkeni ndërmend të bëni? U mundët, njerëzit ju urrejnë. Nuk kanë për t’i harruar ato që u bëtë. Si do ringriheni si komb? Oficeri gjerman i përgjigjet me  qetësi: “Popujt harrojnë lehtë. Kjo është dhe diferenca mes tyre dhe një kombi që nuk harron, siç është rraca superiore gjermane. Paratë që do të jepen për rindërtimin e Gjermanisë do jenë shumë, do vijnë të punojnë te ne edhe ata që luftuan kundër nesh. Jemi një rracë punëtore që do të krijojë një Gjermani të fortë e të bashkuar. Do ta shihni që do bëhemi vendi më i fortë ekonomikisht. Dhe atëherë Gëbels mund të çohet nga varri dhe të thotë “ E fituam luftën”.

l.m

Comments

Submitted by Mega Omega, Alf... (not verified) on

Greket qe kapen tek bishtra fjale, nuk dine ta duan Greqine dhe as i sher ejne asaj.
E si ndjehen ata vete, kur u kujtojne Kalin e Trojes dhe dinakerine e grekerve te lashte?!
Lerini fjalet, filloni te punoni. Ate beni, se gjermanet jane ne pune, edhe tani qe po flasim per ta.
Po, ai qe punon shperblehet, pse jo, drejton.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.