Lajm punësimi/ Greqia punëson 600 barinj

Postuar në 12 Gusht, 2015 23:34

Në kulmin e debatit për azilkërkuesit shqiptarë që po tentojnë të gjejnë mundësi punësimi në Europë dhe refuzimit që po hasin nga vende si Gjermania apo Belgjika, Greqia hap dyert për 600 barinj nga Shqipëria, të cilët do të pajisen me leje të rregullt punësimi dhe nuk do të kenë asnjë kokëçarje nga policia. Vendimi erdhi pas krizës që po kalon sektori i blegtorisë kryesisht në zonën e Epirit, ku ka një mungesë të theksuar barinjsh. Kërkesat e grekëve që zotërojnë bagëti në zonën e Epirit janë për barinj nga Shqipëria, pasi sipas tyre e njohin mirë zanatin dhe janë afër vendit të tyre. Barinjtë që do të punoësohen u garantohet leje qëndrimi, 500 euro në muaj dhe sigurime të paguara. Të paktën gjermani nuk do ketë çfarë të thotë kur ata shqiptarë që do jenë të interesuar do kalojnë kufirin për të filluar punë në Greqi. Megjithatë barinjtë profesionistë nëse mund t’I quajmë kështu nuk do t’i shpëtojnë intervistimit nga oficerët që janë instaluar  në Kakavijë dhe Kapshticë dhe që po të shohin ndonjë të dyshimtë mund ta kthejnë pas me gjithë dele. Shanset janë që kryeministri Rama t’i përfshijë në listën e të punësuarve nga qeveria që ka shpallur si prioritet arsimin profesional.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.