Energjia, 500 milionë dollarë investime deri më 2020

Postuar në 13 Gusht, 2015 12:12

Qeveria shqiptare synon të investojë rreth 500 milionë dollarë deri në 2020 për sektorin energjetik. “Pjesa më e madhe e investimeve do të shkojnë për sektorin e shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike, ndërkohë që përparësi do të ketë dhe ulja e informalitetit në këtë sektor. Në të njëjtën kohë, qeveria shqiptare pretendon që, një vlerë akoma edhe më e lartë të investohet në sektorin energjetik nga ana e bizneseve private. Pretendimet e larta të qeverisë vijnë duke marrë shkas nga ndërtimi i gazsjellësit Trans-Adriatik, si edhe përfundimi i tre hidrocentraleve në lumin Devoll. Realizimi i këtyre dy veprave pritet të sjellë një vlerë investimi prej 1.8 miliardë eurosh. Nga ana tjetër, qeveria shqiptare në strategjinë e saj për rimëkëmbjen e sektorit energjetik ka investuar rreth 110 milionë euro, si një fond i marrë hua nga Banka Botërore”, shkruan “Shqip”. Pjesë e strategjisë është edhe riprivatizimi i shërbimit të OSHEE-së që po del me bilance pozitivië sipas qeverisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.