Ta mbështesim bastin tonë me Iranin

Postuar në 12 Gusht, 2015 10:44
Thomas L. Friedman

Që nga momenti që Irani kuptoi se Shtetet e Bashkuara nuk kishin për qëllim të përdrornin forcën e tyre shkatërruese ushtarake për të kufizuar programin bërthamor të Tehranit – kjo datonte që prej administratës së George W. Bush, që nuk do ta pranonte kurrë të drejtën e Iranit për nxitjen e një cikli bërthamor por as do të ndërmerrte nndonjë përpjekje ushtarake apo diplomatike për ta ndalur atë – nuk mund të kishte dalë një marrëveshje më e favorshme për Amerikën dhe aleatët e saj nga negociatat me Iranin. Balancimi i pushteteve u bë tepër i barabartë.

Edhe pse ka disa imperfeksione, opsioni diplomatik i strukturuar nga skuadra e Obamës – nëse zbatohet siç duhet dhe shoqërohet nga një diplomaci muskuloze – i shërben interesave direkte amerikane më mirë se çdo opsion që kam dëgjuar të mbërrijë nga kritikët: Ajo e ndalon Iranin të prodhojë material atomik për të ndërtuar armën bërthamore në 15 vitet e ardhshme dhe krijon një kontekst që mund të fuqizojë forcat më pragmatike brenda Iranit si asnjëherë tjetër – me çmimin e kufizimit, por jo të eliminimit, të infrastrukturës bërthamore të Iranit dhe të lehtësimit të sanskioneve që do ta fuqizojnë Tehranin si një fuqi rajonale.

Ta mbështesësh këtë marrëveshje nuk të bën Neville Chamberlain; ta kundërshtosh nuk të bën Dr. Strangelove. Të dyja palët kanë argumenta legjitime. Por po t’i studiosh, unë besoj se interesat e Amerikës shërbehen më mirë duke u përqëndruar se se të arrihet më e mira nga kjo marrëveshje duke shmangur më të keqen dhe jo duke e nxitur atë. Kjo e fundit do të ishte një gabim që do të na izolonte ne dhe jo Iranin, dhe do të na i kufizonte zgjedhjet te të shkuarit në luftë apo të toleruarit që Irani t’i afrohej bombës bërthamore, pa asnjë vëzhgues apo eskpert në terren, dhe me sanskione të skaduara.

“Marrëveshja bërthamore është një pakt, jo një ujdi e madhe,” argumenton Robert Litwak i Wilson Center, author i librit “Iran’s Nuclear Chess.” “Obama dhe lideri suprem i Iranit Khamenei, që të dy kanë vënë një bast të heshtur. Obama po e mbron marrëveshjen në terma transaksionalë duke synuar që kjo do të fuqizojë fraksionet e moderuara të Iranit dhe do ta vendosë vendin në një trajektore më të favorshme shqoërore. Khamenei ka vënë bastin e kundërt – se regjimi mund të përfitojë nga natyra transaksionale e marrëveshjes (lehtësimi i sanksioneve) dhe t’i parandalojë pasojat e mundshme transformuese për të ruajtur gjendjen e thellë revolucionare të Iranit”.

Ne mund të mendojmë si t’i rrisim mundësitë që më e mira të shkojë në favorin tonë:

Të mos e lejojmë këtë marrëveshje të kthehet në “Obamacare” të kontrollit të armëve, kur të gjitha energjitë shkojnë te negociatat por më pas mjetet e zbatimit – në rastin konkret verifikimi i teknologjive – nuk funksionin. Presidenti Obama duhet të ngarkojë një figurë ushtarake për të mbikqyrur çdo aspekt të zbatimit të kësaj marrëveshjeje.

Kongresi duhet të miratojë një rezolutë duke e autorizuar këtë president dhe pasardhësit e tij që të përdorin forcën për të parandaluar që Irani të kthehet në një shtet që zotëron bombë bërthamore. Irani duhet ta dijë tani se se presidenti i Shteteve të Bashkuara është i autoriziar të shkatërrojë – pa paralajmërim apo negociata – çdo përpjekje të Tehranit për të ndërtuar bombën.

Të përqëndrohemi te populli i Iranit. Festimet për këtë marrëveshje në Iran na thonë se “populli iranian don të bëhen Koreja e Jugut, jo Koreja e Veriut”, – thekson Karim Sadjadpour, ekspert i Iranit te Carnegie Endowment. Ne duhet t’iu jemi sa më pranë atyre – viza, shkëmbime dhe bursa – për t’ua forcuar zërin. Vizita në Iran më ka mësuar se iranianët kanë patur mjaftueshëm fondamentalizëm islamik për të dashur më pak prej tij dhe kanë patur mjaftueshëm demokraci për të ditur se duan më shumë prej saj. (Vija e hekurt e Gardës Revolucionare të Iranit e di mirë këtë, çka është arsyeja përse ata po përpiqen ta bindin liderin superm të Iranit ta refuzojë këtë marrëveshje dhe hapjen ndaj botës).

Të shmangim një këndvështrim bardh-e-zi të Lindjës së Mesme. Ideja se Irani është kudo armiku ynë kurse arabët sunitë aleatët tanë është e gabuar. Lidershipi i Arabisë Saudite ka qenë një aleat i palëkundur i Shteteve të Bashkuara gjatë Luftës së Ftohtë; shumë sauditë janë pro-amerikanë. Por ujdia qeverisëse e lidershipit suaidt është toksike: Ata i thonë popullit saudit se fiset al-Saud duhet të qeverisin dhe në këmbim shpurra religjoze Uhhabi merr miliarda dollarë për ta shndërruar fytyrën e Islamit Sunit nga një besim i hapur dhe modern në një besim puritan, anti-grua, anti-shiit dhe anti-pluralist. Sauditët kanë humbur kontrollin e këtij transformimi puritan-salafist të Islamit dhe ai u shndërrua në ideologjinë që frymëzoi terroristët e 11 shtatorit (nga të cilët 15 nga 19 që ishin në total ishin sauditë) dhe Shtetin Islamik.

Iran i ndihmoi Shtetet e Bashkuara që të rrëzonin regjimin taleban në Afganistan dhe njëkohësisht, Tehrani dhe filaili i tij, Hezbollahu, mbështetën regjimin sirian teksa po kryente një genocid ndaj popullit të vet, kryesisht ndaj sirianëve sunitë. Ne duhet ta kundërshtojmë sjelljen rajonale të Iranit kur ajo bie ndesh me interesat tona, por duhet të jemi në një vijë me të kur ajo përkon me interesat tona. Ne duam t’i ekuilibrojmë sunitët dhe shiiitët autokratë, dhe jo të promovojmë ndonjërin prej tyre dhe as të ndajmë vlerat tona me ta.

Së fundi, kur vjen puna te Lindja së Mesme, ne duhet të bëjmë ballë, të amplifikojmë dhe të rinovojmë: t’iu bëjmë ballë forcave më agresive atje, të amplifikojmë çdo lider apo popull që ndërton dinjitet dhe të bëjmë inovacion me energjinë që t’i mbajmë çmimet e ulëta, të pakësojmë paratë e naftës për aktorët e këqinj dhe ta pakësojmë ekspozimin tonë në një rajon i cili do të vazhdojë të ketë trazira edhe për shumë kohë.
"Mapo"(The New York Times)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.