Me pushime në Shqipëri. Italianët, turizëm drejt “bregut tjetër”

Postuar në 12 Gusht, 2015 17:13

Italianët mësyjnë në Shqipëri. Vijnë si turistë dhe drejtohen edhe në Kroaci, apo Mal të Zi. “Il Sole 24 ore” raporton se vetëm në fundjavë në portin e Barit kanë kaluar 61 mijë njerëz dhe 14 mijë automjete, prej të cilët 66% kanë si destinacion Shqipërinë. “Numri i rritur konfirmon një prirje në rritje të lëvizjes së trageteve krahasuar me vitin 2014”, shkruan Vincenzo Rutigliano. Shifrat janë në rritje edhe krahasuar me korrikun, duke e vënë Shqipërinë ndër destinacionet turistike me fluks të qëndrueshëm. Autori i shkrimit sheh te kjo rritje një arsye të mjaftueshme për t’i apeluar qeverisë italiane që të lëvrojë paratë për investimet në infrastrukturë në Jug. Një shans për Shqipërinë që mirë është të dijë ta kapitalizojë.
http://mobile.ilsole24ore.com/solemobile/main/art/impresa-e-territori/20...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.