Informaliteti? Në treg shiten edhe kasa fiskale pa autorizim

Postuar në 12 Gusht, 2015 16:22

Qeveria i ka hapur luftë evazionit dhe informalitetit, një nismë e cila vihet sot para një shembulli paradoksal. “Vizion Plus” raporton se një nga kompanitë që operon në treg për shitjen e kasave fiskale, në të vërtetë vepron vetë në informalitet. “Bëhet fjalë për firmën “CKV – Noki Albania”, e cila nuk ka autorizim nga Ministria e Financave për të shitur këto pajisje, të cilat presupozohet të lëshojnë kuponin tatimor me qëllim që luftohet evazioni. Por pavarësisht kësaj, firma vepron në liri të plotë. Në kontratën e hartuar mes këtij subjekti dhe Ministrisë së Financave e cila përfaqësohet nga Drejtoria e Tatimeve thuhet qartë në nenin 5.1 që firma duhet të lerë në formë garancie një depozitë prej 500 mijë dollarësh e cila do të shërbejë për dëmin që mund t’i shkaktojë palës me të cilën ka lidhur kontratën. Por kjo nuk ka ndodhur! Në këtë memo të siguruar nga Vizion Plus, që mban datën 6 nëntor 2014, konstatohet fakti që ministria nuk duhet të japë më autorizim për të shitur kasa ndaj CKV Noki. Përveç kësaj, mosmarrja e fondit të garancisë që duhet të kishte bllokuar në bankë kompania, ka hapur edhe një konflikt mes bankës dhe ministrisë. E pakënaqur me vendimin për moslëshim të autorizimit, firma ka hedhur në gjyq Drejtorinë e Tatimeve, por e ka humbur këtë çështje edhe në gjykatën e shkallës së parë, edhe në gjykatën e Apelit. Pavarësisht kësaj odiseje, ajo vepron sërish në tregun shqiptar dhe shet kasa, edhe pse logjika mund të duket paradoksale: kasat të cilat tregohen nga ajo dhe lidhen me sistemin e tatimeve raportojnë evazionin, kur vetë kompania nuk ka autorizim të shesë, madje i ka shkaktuar ministrisë një dëm financiar të konsiderueshëm”, raporton VP. Ndërkohë në një reagim të vetin, Ministria e Financave deklaron se “kompania në fjalë ka ofruar shërbimin tek klientët që kanë pasur kasa të marra pranë saj, deri në zbardhjen e vendimit të Apelit. Pas këtij momenti do të hapet tenderi që njëra prej katër kompanive të mbetura në treg të zëvendësojë shërbimin e CKV Noki Albania”.
http://vizionplus.al/shitja-e-kasave-fiskale/
http://vizionplus.al/reagon-ministria-e-financave-per-shitjen-e-kasave/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.