FSHF “merr masa” që ndeshja e superkupës sonë të mos shihet falas. Akuza e RTSH-së

Postuar në 12 Gusht, 2015 18:54

Një lëmsh si plot herë të tjera, me transmetimin e ndeshjeve shqiptare. Rradhën e ka ndeshja e Superkupës, Skënderbeu-Laçi, e cila do të luhet sonte në 20:00 në "Qemal Stafa", por nuk do të transmetohet falas nga Televizioni Shqiptar, RTSH. Vetë RTSH-ja ka akuzuar Federatën e Futbollit se kjo e fundit ende nuk ka shpallur fituesin që ka të drejtën për të transmetuar ndeshjen. Sipas deklaratës së RTSH, FSHF-ja ndonëse ka hapur një garë për të drejtat e transmetimit të Superkupës, ka shkelur ligjin për mediat audiovizive të Republikës së Shqipërisë (nenet 127, 128, 129), i cili ka prioritet mbi cdo ligj tjetër, kur flitet për të drejtat e transmetimit.

“Ndonëse ka hapur një garë të drejtash transmetimi si në Pay (me pagesë), ashtu edhe në Free (transmetim pa pagesë) që në datën 3 gusht, FSHF nuk ka shpallur fituesin e të drejtës së transmetimit në transmetimin "Pa pagesë" të një aktiviteti të rëndësishëm kombëtar. Për herë të parë, një Superkupë (kombëtare apo ndërkombëtarë qofte) nuk do të transmetohet në Televizion pa pagesë dhe kjo arritje i takon FSHF-së. Për të qenë të hapur më publikun, RTSH ka dërguar ofertën e vet financiare në këtë tender, e cila nuk është marrë parasysh, ndonëse FSHF nuk është në gjendje të thotë së kush Televizion Pa Pagesë ka fituar këtë të drejtë, dukë ofruar më shumë se RTSH", shkruhej në reagimin e RTSH-së. Pra kush të dojë, ta paguajë ose të shkojë në lokal, ku prapë... do ta paguajë.

a.j

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.