Frigoriferë inteligjentë kundër mbeturinave ushqimore

Postuar në 10 Gusht, 2015 22:49

Konsumatorët nuk e dinë se çfarë ka në frigorifer dhe si t’i përdorin. Ata i prishin dhe i hedhin ushqimet sepse nuk dinë se çfarë kanë në frigorifer, ku gjenden të konservuara ushqime dhe si t’i mirëmbajnë ato. Një studim i universitetit të Queensland në Australi, sipas të cilit teknologjitë e reja të kuzhinës “inteligjente” ndihmojnë në reduktimin e mbeturinave ushqimore. Çdo vit sasi të mëdha ushqimore, në vendet e zhvilluara, përfundojnë në koshin e hedhurinave, duke krijuar probleme të qëndrueshmërisë, ekonomike dhe mjedisore. Një raport i publikuar në muajin shkurt nga New York Times vlerëson se një e treta e të gjithë ushqimit të prodhuar në botë nuk konsumohet dhe kostoja totale e mbeturinave mund të arrijë në 400 miliardë dollarë në vit. Kjo është arsyeja pse një ekip i studiuesve australianë ka testuar sistemet e “inteligjente” për të tentuar në modifikimin e sjelljeve nga konsumatorët. Dr. Geremy Farr-Wharton eksperimentoi një sistem për organizimin e ushqimit në frigorifer me bazë ngjyrat në varësi të llojit të ushqimit, plotësuar me një tabelë të vendosur në derën e frigoriferit, për të treguar se ku ishte vendosur. “Rezultoi që kur njerëzit e dinë ku mbahet ushqimi, ka të ngjarë ta përdorin atë”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.