Shlyerja e borxhit, financat do të shesin edhe 20 milionë euro obligacione për ta mundësuar

Postuar në 10 Gusht, 2015 07:03

Banka e Shqipërisë ka shpallur për llogari të financave një tjetër ankand ku do të tentojë shitjen e 20 milionë eurove në obligacione fiks dy vjeçare, sepse nuk arritën të sigurojnë të gjithë shumën e nevojshme në ankandin e mëparshëm në bono në euro. “Monitor” raporton se ankandi do të zhvillohet në datë 18 gusht. Ky është ankandi i tretë i obligacioneve në euro dy vjeçare.

Në fund të korrikut të këtij viti, Banka e Shqipërisë nuk arriti të shesë 45 milionë euro për llogari të Ministrisë së Financave në ankandin e 12 të bonove një vjeçare në euro, për shkak të mungesës së kërkesës nga institucionet financiare, kryesisht bankat. shuma totale e kërkuar në ankand ishte 37.1 milionë euro, nga 45 milionë euro që kërkonin të shisnin financat përmes Bankës së Shqipërisë, për të financuar borxhin publik, rreth 82% të shumës së kërkuar, apo 8 milionë euro më pak.

Në qershor, Banka e Shqipërisë miratoi një rregullore, që ulte ponderimin e rrezikut të bankave nëse blinin borxh në valutë nga qeveria shqiptare. Sipas kësaj rregulloreje, nëse një bankë ble 1 euro bono të emetuar nga qeveria, investimi quhet me rrezik 0.5 euro në mjaftueshmërinë e kapitalit, ndërkohë që më parë ishte 1 euro.

Sipas “Monitor” këto ndryshime lidhen edhe me kushtet kur financimi në monedhë të huaj i qeverisë shqiptare shihet si një mundësi e mirë investimi nga bankat, pasi përqendrimi i depozitave në monedhë të huaj është i lartë dhe kërkesa për kredi qëndron ende në nivele të ulëta mi. Megjithatë, bankat duket se nuk e kanë parë me aq interes këtë alternativë investimi të fondeve në euro.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.