Qeveria ndalon lejet e ndërtimit në gjithë vendin. U kërkon bashkive planet e reja vendore

Postuar në 10 Gusht, 2015 10:27

Pezullohen të gjitha lejet e ndërtimit në territorin e vendit. 61 bashkitë e reja duhet të angazhohen në plane të reja vendore nga e para dhe vetëm pasi këto plane të jenë dorëzuar, qeveria do lejojë vijimin normal të ndërtimit.

Kryeministri Edi Rama ka firmosur dokumentin që pezullon lejet e ndërtimit në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të Territorit. KKT cakton detyrat që duhet të zbatojë Ministria e Zhvillimit Urban dhe Agjencia e Planifikimit të Territorit. Në fakt ka edhe një listë të gjatë me përjashtime, pasi mund të jepen leje për punime në struktura publike, infrastrukturë, në ndërtime për banim një familjare, por sipas përcaktimeve të sipërfaqes që lejon KKT.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.