Mielli i bukës është i sigurtë

Postuar në 10 Gusht, 2015 17:57

Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare ka publikuar sot përgjigjet e analizave për miellin e bukës. ISUV ka marrë në shqyrtim 47 mostra dhe ka dalë me përgjigjen se ato kanë rezultuar negative. Analizat janë kryer në disa rrethe të Shqipërisë për praninë e “bacillus subtilis” i cili njihet në gjuhën popullore si shkaktar i “sëmundjes së Patates”. Mostrat kanë rezultuar negative por ato nuk japin panoramë për të gjitnë vendin. Ky bakter prodhon substanca toksike dhe e tjetërson bukën, duke shkaktuar erë, etj.. “Rreziku për shëndetin e konsumatorëve është i papërfillshëm”, bëri të ditur ISUV.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.