Mediu i kërkon PD-së respektimin e marrveshjes: Në 10 bashki duam nënkryetarët

Postuar në 10 Gusht, 2015 07:47

Aleatët i kërkojnë PD-së të respektojë marrëveshjen që ka me to në lidhje me ndarjen e posteve në bashkitë e fituara nga opozita në zgjedhjet e 21 qershorit. Referuar votave që kanë mbledhur, duket se demokratët janë komodë në ndarjen e posteve në pushtetin vendor, pasi një gjë të tillë do ta bëjnë vetëm me republikanët. “Gazeta Shqiptare” shkruan se sipas marrëveshjes që PD­ja ka pasur me aleatët përpara zgjedhjeve, ato do të kishin nivel përfaqësimi në bazë të votave të mbledhura prej tyre. Partia e dytë do të përfaqësohej në nivel nënkryetarësh bashkie, e kështu me radhë. Kryerepublikani Fatmir Mediu kërkon zbatimin e marrëveshjes parazgjedhore. Sipas kësaj marrëveshjeje, në ato bashki ku PR­ja rezulton forcë e dytë politike në radhët e koalicionit, do të ketë të drejtën e përfaqësimit në nivel n/kryetar bashkie, administrator, drejtor apo shef sektori. “Ka një marrëveshje me Partinë Demokratike për ndarjen e administratorëve, e cila do të zbatohet në bazë të rezultatit të marrë nga partitë. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, ne kemi rënë dakord që do të kemi poste nënkryetarësh në disa bashki të vendit dhe nivele të tjera administrative. Ndarja do të jetë në varësi të peshës së partisë. Dhe në bazë të rezultatit, PR­ja do të marrë në 10 bashki, postet e nënkryetarëve dhe në nivelet e tjera të qeverisjes vendore”, – deklaroi kreu i PR­së, Fatmir Mediu. Ndërkohë po sipas “Gazeta Shqiptare” Jorida Tabaku siguron: “Partia Demokratike do të respektojë, pa dyshim, marrëveshjen me aleatët e saj për ndarjen e administratorëve sipas rezultateve të marra në zgjedhjet lokale”. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.