Shpërthen bombola në ëmbëltore, dhjetra të plagosur në “Don Bosko”. Emrat e të dëmtuarve

Postuar në 09 Gusht, 2015 21:49

Shpërthimi i një bombole gazi në një lokal në zonën e “Don Boskos” në Tiranë pasditen e sotme ka lënë pasoja të rënda. Lokali ëmbëltore-pastiçeri ishte me klientë, gjithashtu rruga ishte mjaft e frekuentuar. Sipas raportimeve të para, 18 persona kanë mbetur të plagosur, disa rëndë. Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit dhe ambulanca. Zhurma e dëgjuar qindra metra larg fillimisht shkaktoi dyshime për ndonjë shpërthim të qëllimshëm. Nga të dhënat paraprake mësohet se fatmirësisht bombola ishte me pak gaz. Kanë dalë ndërkaq konfirmimet e para për emrat e të dëmtuarve, që aktualisht ndodhen në raportin e djegie-plastikës në QSUT.

 

Pronarët

Abdulla Dervishi, Paqesie Dervishi, Jonida Dervishi (në emrin e të cilës ishte edhe biznesi)

 

Kalimtarët

Klaudio Marashi, Endrit Hima, Sabri Boshmi, Dhori Qirio, Mateo Zoto, Xheladie Shala, Alfred Shala, Kristi Koleci, Edlir Lipo, Evgjeni Shima (Laska), Kujtim Cani (në gjendje të rëndë shëndetësore) Mexhide Selimllari, Krenar Begu, Olsi Beqiri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.