Prokuroria bie në gjurmët e parave të fshehura të tre deputetëve dhe dy ish-ministrave

Postuar në 09 Gusht, 2015 08:46

Sipas të dhënave të KLSH dhe raporteve ndërkombëtare, pushtetarët në Shqipëri vjedhin miliona euro çdo vit nga buxheti i shtetit, ndërsa miliona të tjera burojnë nga ryshfeti, skemat e korrupsionit, lidhjet me krimin etj. Megjithatë, është një zyrtar i rangut të lartë i cili nuk është dënuar deri më sot. Por, kësaj kulture duket se po i vjen fundi. Gazeta “Sot”, shkruan se një grup prokurorësh janë angazhuar për hapjen dhe verifikimin e disa dosjeve të pasurisë, për llogari të disa ish-ministrave, ish-deputetëve dhe deputetëve. Sipas burimeve, Prokuroria ka nisur hetimet intensive, pas disa kallëzimeve penale të ILDKP për fshehje pasurie, pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh. Mësohet se grupi i prokurorëve janë fokusuar tek dosjet e disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë, të cilët sipas ILDKP, brenda dhe jashtë vendit, kanë fshehur miliona euro. Konkretisht objekt i hetimeve janë tre deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, dy ish-ministra të qeverisë “Berisha” dhe një ish-drejtor i rëndësishëm. Sipas gazetës “Sot” në sitë të prokurorisë po kalojnë një sërë zyrtarësh të nivelit të lartë, të cilët janë kapur me shkelje nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Mësohet se hetimet ndaj tyre janë thelluar, kjo pasi bëhet fjalë për shuma të mëdha parash, ndërkohë që disa prej tyre dyshohet se kanë bërë dhe pastrim parash. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.