Policia angleze zbulon planin e ISIS-it për vrasjen e mbretëreshës Elizabeth II

Postuar në 09 Gusht, 2015 10:42

Atentat me eksploziv kundër mbretëreshës Elizabeth II. Ky ishte një plan për të shtunën e ardhshme me rastin e 70-vjetorit të përfundimit të Luftës II Botërore. Plani u zbulua nga policia dhe shërbimet sekrete britanike, njoftoi sot gazeta “Daily Mail”. Burime të gazetës bëjnë fjalë për një komplot të ideuar nga ISIS-i në Siri që parashikonte shpërthimin e një tenxhereje me presion, i ngjashëm me atentatin në maratonën e Bostonit në vitin 2013. “Policia dhe kundërspiunazhi MI5 duket se u vunë në një garë me kohën për mënjanimin e sulmit”, shkruan ”Daily Mail”. Festimet do të kryhen më 15 gusht në qendër të Londrës dhe do të transmetohen drejtpërdrejt nga BBC-ja. Në ceremoni do të marrin pjesë edhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore. E informuar për komplotin, mbretëresha deklaroi se ishte e vendosur për të marrë pjesë në ceremoni, për të nderuar të rënët në luftë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.