Nagasaki përkujton 70-vjetorin e sulmit bërthamor, mes pjesmarrësve dhe ambasadorja amerikane, Caroline Kennedy

Postuar në 09 Gusht, 2015 14:35

Japonia përkujtoi sot 70-vjetorin e hedhjes së bombës atomike mbi Nagasaki. Mijëra persona morën pjesë në ceremoninë e organizuar në parkun “Paqja” të qytetit, përfshirë të mbijetuar, ambasadoren amerikane, Caroline Kennedy dhe diplomatë nga 76 vende të botës. Gjatë gushtit të vitit 1945 SHBA hodhi dy bomba atomike mbi Japoni. Një bombë atomike e koduar “Djali i vogël” dhe e hedhur nga aeroplani bombardues B-29 “Enola Gay”, shpërtheu mbi qendrën e qytetit të Hiroshimës në orën 08:15, më 6 gusht 1945. Bombardimi i Hiroshimës, 700 kilometra larg Tokios, në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore, shënoi për herë të parë, përdorimin e armëve bërthamore kundër njerëzve. Bomba me uranium, katërtonëshe e shkatërroi qytetin, duke vrarë 60.000 – 80.000 njerëz vetëm atë ditë. Deri në fund të atij viti, numri i të vrarëve nga bomba dhe efektet pas shpërthimit arriti në 140.000. Pas tri ditësh, më 9 gusht, një tjetër bombë e koduar “Burri i shëndoshë” u hodh nga një B-29 në portin e qytetit të Nagasakit. Rreth 40 000 njerëz vdiqën atë ditë. Numri i të vdekurve deri në fund të atij viti arriti në 74 000. Ndër të vrarët dhe të plagosurit në të dy qytetet përfshihen dhjetëra mijëra koreanë, studentë nga Kina, Azia Juglindore, Amerika dhe të burgosur evropianë të luftës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.