Shënim: Qeveri që të fut duart në xhep dhe “heq bythën” mënjanë

Postuar në 08 Gusht, 2015 10:36

Para 2 vjetësh zgjodhëm qeverinë e 1 milionë votave që duket se nuk kanë qenë të mjaftueshme për t’i dhënë legjitimitetin e duhur martesës PS-LSI për të na qeverisur me përgjegjësi dhe koherencë me premtimet e dhëna.

Lajmi se qeveria po rishikon mundësinë e rikthimit të tatimit mbi pagat minimale përveçse ka nxjerrë zbuluar qeverinë në raport me programin që ofroi në zgjedhje për uljen e  taksave për 95% për qind të shqiptarëve ka treguar edhe anën tjetër të medaljes. Sjelljen tinzare dhe pa dinjitet të ministrit të Financave dhe qeverisë shqiptare që nxitoi të  “heqë bythën” mënjanë nga drafti ku propozohet vendosja e tatimit për pagat nën 300 mijë lekë (të vjetra).

Të kapur gafil duke “futur duart” në xhepat e njerëzve qeveria jonë  justifikohet me faktin se vendosja e taksës për pagat minimale është kërkesë e Fondit Monetar Ndërkombëtar. “Varianti i shpërndarë për mendim është jo zyrtar, por në shenjën e vullnetit të bashkëpunimit të mirë me palët e interesuara për të fituar kohë pasi javën e parë të shtatorit ne duhet të vazhdojmë dialogimin me ekspertin e FMN”-tha një ditë më parë zëdhënësi i Ministrisë së Financave.

Edhe mediat e majta e përcollën në këtë formë lajmin, me argumentin se rikthimi i tatimit për këtë nivel page është kërkesë e FMN-së, duke hequr përgjegjësitë nga qeveria që operon me parimin “nuk e bëra unë unë, e ka vendosur FMN-ja”. Gazeta Shekulli hapet me titullin “Kërkesa e FMN-së, të tatohen pagat minimale në 300 mijë lekë”, ndërsa Gazeta “Shqip” shkruan “Kushti i FMN, taksim pagave të ulëta”.  Qeveria nuk i del për zot premtimeve që ka bërë, duke nxjerrë si mburojë FMN-në për çdo pabesi ndaj qytetarëve. Në këto kushte do ishte e udhës që kryeministri i pari dhe pastaj me radhë ministrat t’i dorëzojnë çelësat FMN-së dhe  da dimë që na qeveris FMN-ja me diktaturën e vet të taksave dhe jo të fryhemi me gënjeshtra për suksese të supozuara dhe ulje të taksave për 95% të shqiptarëve, nësë ka dikush që e beson këtë.

l.mitro

 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

FMN-ja nuk mund te beje sovranin ne kete vend,ndryshe quhet kolonizatore.Ne qofte se qeveria ja dorezon çelesat ekonomike te ketij vendi FMN-es,atehere duhet te japi doreheqien.Populli duhet te ruaj sovranitetin duke zgjedhur nje qeveri tjeter qe te mos behet vegel qorre e FMN-es.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.