Rreth 800 emigrantë të shpëtuar mbërrijnë në Itali, 31 të tjerë nuk mbërrijnë dot në Greqi për shkak të një aksidenti

Postuar në 08 Gusht, 2015 18:13

Rreth 800 emigrantë mbërritën sot Itali në bordin e një anijeje norvegjeze që i shpëtoi ata të enjten pranë brigjeve libiane. Rojet bregdetare italiane thanë se mes tyre ishin 48 fëmijë dhe 94 gra. Besohet se emigrantët janë kryesisht nga Siria dhe vendet Nën-Sahariane. Ata u transportuan në portin e Reggio Calabrias dhe pas kontrolleve shëndetësore, do të dërgohen në qendrat e pritjes në të gjithë Italinë. Ndërkohë, nëntë emigrantë sirianë u vranë dhe 31 u plagosën në një aksident rrugor në Turqinë perëndimore gjatë rrugës për një qytet bregdetar. Ishujt grekë ishin destinacioni i tyre i fundit. Frontex, agjencia e Bashkimit Evropian për menaxhimin e kufijve, tha dje se gjatë muajit korrik, rreth 50 mijë emigrantë mbërritën në vendet e BE-së nëpërmjet Greqisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.