Rekord audience në debatin e republikanëve, 24 milionë teleshikues. Kryeson Tramp me stilin e tij tipik

Postuar në 08 Gusht, 2015 11:15

Agjensia e lajmeve AFP raporton se  24 milionë teleshikues kanë ndjekur debatin e parë për zgjedhjet paraprake të republikanëve me kandidatin e shumë përfolur, Donald Tramp, duke e kthyer në emisionin më të ndjekur në historinë e stacionit “Fox News”, bëhet sot e ditur nga shoqëria “Nielsen Media Research”. Kurrë më parë “Fox News” që ishte organizatori dhe transmetuesi i debatit nuk kishte arritur një numër kaq të madh telespektatorësh në historinë e tij. Rekordi i mëparshëm i audiencës ishte 11,8 milionë teleshikues i regjistruar mbrëmjen e rizgjedhjes së Barak Obamës në vitin 2012. Prania e Donald Tramp duket se është bërë shkak për suksesin e emisionit. Në 2011, debati i parë në zgjedhjet paraprake të republikanëve kishte mbledhur rreth tri milionë teleshikues. Trump performoi në stilin e tij tipik gjatë debatit prej dy orësh, i njëjti stil që e ka ndihmuar atë deri më tani të lërë pas kandidatët e tjerë republikanë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.