Në pikëpyetje rinovimi i kontratës me “Crown Agents”

Postuar në 07 Gusht, 2015 19:09

“Vizion Plus” raporton sot se kontrata me kompaninë britanike, “Crown Agents” nuk do të rinovohet. Televizioni në fjalë referon burime nga Ministria e Financave se ka qenë vetë titullari i saj, Shkëlqim Cani, që ka shprehur pakënaqësi për ecurinë e punës. “Për çdo vit Crown Agent i merr qeverisë shqiptare një vlerë të konsiderueshme parash, e cila shkon në 4 milion e 250 mijë euro. Vitin e parë ajo morri edhe 400 mijë euro për shërbimin e automjeteve. Në dokumentin e hartuar për pagesat që do të bëjë buxheti i shtetit në vitet 2015 deri në 2018-ën, financat parashikojnë të japin paratë për Crown deri në shkurt të 2016-ës, në kohën që përfundon marrëveshja, dhe nuk buxhetojnë shpenzime të tjera për këtë kompani. Burimet thonë për Vizion Plus, se vetë kreu i financave ka qenë mjaft i pakënaqur me performancën e kompanisë, e cila zotohej në kontratë se do të rriste të ardhurat doganore me 1% të GDP-së, që i korrespondon një vlere prej 1.1 miliard eurosh. Për vitin 2014-të shtesa në të ardhurat doganore ishte 700 milion euro. Mësohet se kjo situatë ka hapur edhe diskutime në Ministrinë e Financave, nëse duhet të vijonte pagesa e shtetit për këtë kompani apo jo, por meqsenëse detyrimi kontraktual ishte që në shkurt ministria duhet të kishte mbyllur pagesën e vitit të parë dhe publikimi i produktit të brendshëm bruto u bë në prill, kompania arriti të merrte paratë”, raporton VP.
Nëse një lajm i tillë komfirmohet, atëherë qeveria heq një barrë të madhe nga vetja. Nga ana tjetër, duket se deklarimet e para disa kohëve të kreut të opozitës, Lulzim Basha, i kanë ndihmuar qeverisë që të shkëpusë marrëdhëniet me CA, kompani e cila foli së fundmi për korrupsion në dogana. Është me gjasë ky informacion që qëndron në bazë të arsyeve të vërteta për reagimin e ambasadës britanike, apo edhe të Dhomës Britanike të Tregtisë që e cilësoi aksionin kundër informalitetit, pa vlerë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.