Magjia e zezë, rrihen për vdekje pesë ‘shtrigat’ në Indi, zyrtarët dënojnë sulmin

Postuar në 08 Gusht, 2015 18:25

Dhjetëra fshatarë në Indinë lindore kanë rrahur për vdekje pesë gra këtë të shtunë. Sipas “The Washington Post”, fshatarët i kanë quajtur ‘shtriga’ magjistare dhe i kanë akuzuar se kanë praktikuar magji duke i fajësuar ato për fatkeqësitë që po ndodhnin në fshat, ka njoftuar policia. Fshatarët i kanë tërhequr zvarrë gratë nga shtëpitë e tyre dhe i kanë rrahur me thupra dhe shufra hekuri. Policia ka arrestuar rreth 50 persona të përfshirë në sulm dhe kanë qëndruar në fshat për të parandaluar çdo trazirë tjetër të mundshme, shkruan “The Washington Post”. Një zyrtar i lartë i kësaj zone, Raghubar Das, ka dënuar sulmin duke thënë se në epokën e dijes incidente të tilla janë të dhimbshme dhe shoqëria duhet të mendojë më arsyeshëm. Besëtytni të tilla ka pothuaj në gjithë Indinë. 10 vitet e fundit në Indi janë vrarë rreth 2.100 persona, shumica femra, nën dyshimin e përdorimit të magjisë së zezë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.