Më 13 gusht Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet për herë të parë, përzgjidhet lista për banesat sociale dhe miratohet dhënia e ndihmës ekonomike

Postuar në 08 Gusht, 2015 12:34

Këshilli Bashkiak i Tiranës do të mblidhet për herë të parë të enjten që vjen,  në 13 gusht, në orën 11.00. Bashkia e Tiranës ka publikuar sot rendin e ditës të mbledhjes së parë të këtij Këshilli dhe çështjet që do diskutojë. Sipas njoftimit per shtyp nga Bashkia Tirane, në rendin e ditës janë disa çështje që pritet të diskutohen nga anëtarët e Këshillit Bashkiak të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit 2015. Vendime të rëndësishme të së enjtes do të jenë dhe Miratimi i dhënies së ndihmës ekonomike dhe pagesës për Invalidët e Punës për mujin korrik. Gjithashtu do të merret vendim për ndryshimin e nivelit të pagave të punonjësve të njësive administrative të Tiranës. Në kuadër të ndarjes së re territoriale do të ketë një ndryshim edhe në buxhet për pjesën e mbetur të vitit, i cili do të detajohet në bazë të ndryshimeve që pritet të miratohen të enjten. Sistemi i taksave dhe tarifave vendore, do të jetë një tjetër pikë në rendin e ditës në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak të Tiranës, që do pasohet dhe me plotësimin e vendeve të mbetura vakante në këshill, pas dorëzimit të mandatit nga Brunilda Paskali dhe Adelina Albrahimi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.