Edhe këtë vit nxënësit do të mësojnë me tekstet me gabime

Postuar në 07 Gusht, 2015 19:17

Debati i gjerë i nisur vitin e shkuar për gabimet në tekstet e historisë nuk do të marrë fund as këtë vit, sepse nxënësit do të kenë në duar të njëjtat libra. Eksperti i fushës se arsimit, Ndriçim Mehmeti, thotë për “Ora News” se Ministria e Arsimit ka tërhequr udhëzimin për hartimin e teksteve të reja te historisë, i cili do të jetë sërish i diskutueshëm. Mehmeti, bën publik një udhëzim të Ministrisë së Arsimit të 15 prillit të këtij viti ku kërkohej hartimi i teksteve të klasës 4, 9 dhe 12 që kanë ngjallur diskutime për datën e çlirimit, apo rolin e liderve politikë pas viteve ‘90. Por një udhëzim i dytë i 11 majit, zhvlerëson hartimin e teksteve të reja. “Ose këta që e morën përsipër, pra zotërinjtë dhe zonja.Ministre të na thotë: "ore e kishim gabim. Nuk ka asnjë gjë të keqe, e bëmë për luftë politike, thamë të sulmojmë edhe tekstin e historisë. Na falni, u kërkojmë ndjesë, u konsultuam dhe me historianët, na thanë nuk ka gabime.Ose ka një, dy, tre gabime.U kemi thënë shtëpive botuese dhe po i reflektojnë. Ose po ua japim dhe një herë librat kështu siç janë se ne jemi të papërgatitur”, thotë Ndriçim Mehmeti. Ai kujton ngritjen e një Komisioni të posaçëm për rishkrimin e teksteve të historisë, ende pa një produkt. Sipas tij, duhet të ishte marrë në konsideratë mendimi i këtyre autoriteteve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.