“Fshesë” në administratën publike, në shtator ristrukturim të gjithë degëve të ministrive për të larguar militantët e PD-së

Postuar në 08 Gusht, 2015 10:16

Qeveria “Rama” po shikon mundësitë për një fshesë të re në administratën publike, për të larguar nga administrata një pjesë të militantëve të Partisë Demokratike dhe ata të cilët janë katapultuar, me anë të ryshfetit, ndërhyrjeve dhe manovrave të tjera të njohura. Kështu shkruan gazeta “Sot” e cila thotë më pas se grupi parlamentar socialist ka shprehur në vijimësi shqetësimin për mbajtjen e njerëzve të Sali Berishës në piramidën e administratës publike, ndërsa kryeministri Rama është paralajmëruar për pasojat në rrjedhjen e elektoratit të PS. Sipas “Sot” në këtë kuadër, mazhoranca qeverisëse, në fillim të sesionit të ri parlamentar, pritet të ndërmarrë  dy hapa të parashikuara; kontraktimin e një agjencie të pavarur për kontrollin e cilësisë dhe profesionalizimit të administratës publike si dhe ristrukturimin e të gjithë degëve të ministrive. Përpos agjencisë së pavarur, qeveria parashikon ngritjen e një rrjeti efikas monitorimi dhe vlerësimi për administratën publik. Po sipas “Sot”, qeveria paralajmëron se do të rishikohet legjislacioni specifik, mbi bazën e të cilit janë ngritur dhe funksionojnë institucionet në varësi të Kryeministrit apo ministrave të linjës, me qëllimin e përshtatjes së tyre me ligjin kuadër nr. 90/2012, të rishikohen strukturat dhe të analizohet nëse ka mbivendosje funksionesh midis institucioneve. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.