Zgjedhja e Presidentit, PS: Formula mund të ndryshojë, ka dy opsione

Postuar në 07 Gusht, 2015 08:40

Kryetari i Komisionit të posaçëmparlamentar për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, zbuloi dje detaje të rëndësishme të diskutimeve që janë bërë në lidhje me këtë reformë, që konsiderohet kyçe edhe për vijimin e hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Xhafaj bëri të ditur se ka dy opsione për mënyrën se si do të zgjidhet presidenti në të ardhmen dhe që është pjesë e diskutimeve të kësaj reforme. “Ka dy opsione në strategji: të mbetet kështu, ose të kthehet në formulën që është pasur, sepse ekspertët kanë arritur në përfundimin se ndryshimi i formulës me të njëjtat kompetenca ka prishur ekuilibrat ndërmjet pushteteve. Ka dobësuar rolin e presidentit, ndërkohë që ka ruajtur të njëjtat kompetenca, ose ka devijuar nga fryma e Kushtetutës”. Sipas tij, “të dyja janë opsione të diskutueshme. Nga formula e zgjedhjes varen edhe kompetencat që do të ketë Presidenti i Republikës. Nuk mund të thuash që unë do të zgjidhem me 71 vota dhe të kem kompetencat e një të zgjedhuri nga populli, ndryshon sepse ke mandat tjetër besimi dhe ndikimi. Nëse do të pranohet formula e zgjedhjes me 3/5, presidenti do të ketë më shumë kompetenca. Le ta vendosë politika. Por PS ka bërë një hap të madh, ka pranuar se ndryshimet kushtetuese të 2008­ës, procesi i realizuar, nuk ishte i përshtatshëm dhe me standardet e gjithëpranuara në këtë fushë”, sqaroi kreu i komisionit, Fatmir Xhafaj. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.