Të paaftë dhe gënjeshtarë. Kthehet tatimi për rrogat nën 30 mijë lekë

Postuar në 07 Gusht, 2015 15:13

“Monitor” raporton se qeveria ka shpërndarë një variant për tatimin mbi të ardhurat për paketën fiskale 2016. Sipas revistës në fjalë, projekti, ashtu siç paraqitet nga shifrat, përmbys përfundimisht qasjen “e majtë” që kjo qeveri pretendoi se ndoqi me ardhjen në pushtet. Ku konsiston ndryshimi? Ja propozimi:
“Baza tatimore vjetore Norma tatimore
Pagat 0 – 180,000 5%
Pagat mbi 180,000 dhe nën 1,560,000 13%
Pagat mbi 1,560,000 23%
Me ligjin aktual dhe me premtimin e dikurshëm, pagat nga 0 – 300 000 lekë(të vjetra) tatimi është zero. Mbi këtë kuotë niste përllogaritja e tatimit. Kjo meqenëse qeveria premtoi se për të varfrit do mendonte me dorë në zemër. Ja varianti aktual, siç e përcjell “Monitor”:
“Baza tatimore vjetore Norma tatimore
0- 30 000 0%
30 001 – 130 000 +13% të shumës mbi 30 000 lekë
Mbi 130 001 lekë + 23% e shumës mbi 130 000 lekë”.

Të vihet re se tatimi nis me shumën 1 lekë dhe mbi 180 mijë shkon 13%. E thënë ndryshe, kjo rishpërndarje e tatimit çon praktikisht në skemën e para 2013-ës, duke pohuar kështu dështimin më spektakolar dhe të turpshëm të një qeverie, drejtuesit e së cilës bënë propagandë të madhe ndaj politikës fiskale të qeverisë që iku. Ky mbetet një variant për diskutim, por sidoqoftë fakti që ai sugjerohet nga qeveria(duke i besuar në këtë rast “Monitor”), dëshmon për dështimin, paaftësinë dhe më keq: Gënjeshtrën e ekipit që sot drejton vendin.
http://www.monitor.al/?p=142064
s.z

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.