Të ardhurat në buxhet për 2015 ulen me 1.1 pikë përqindje në raport me prodhimin e brendshëm bruto

Postuar në 07 Gusht, 2015 11:02

Me uljen e të ardhurave të pritshme në buxhet, në rreth 398 miliardë lekë, vlerësohet që të ardhurat në raport me prodhimin e brendshëm bruto do të zbresin në 26.7% të PBB-së. “Monitor” shkruan se pas rishikimit me ulje të buxhetit të vitit 2015, të ardhurat totale pritet të jenë 1.1 pikë përqindjeje më të ulëta në raport me prodhimin e brendshëm bruto, ndërsa qeveria edhe në buxhetin e ri afatmesëm 2016-2018 ngul këmbë që rritja ekonomike për këtë vit do të jetë 3%. Sipas “Monitor” në parashikimin fillestar, kur të ardhurat totale në buxhet parashikohej të arrinin në 414.5 miliardë lekë, në raport me prodhimin e brendshëm bruto (PBB) ato pritej të arrinin një nivel rekord prej 27.8% të PBB-së, për të qëndruar rreth këtij nivele për një periudhë afatmesme, si rrjedhojë e taksave më të larta, por dhe mirëadministrimit fiskal. Me uljen e të ardhurave të pritshme në buxhet, në rreth 398 miliardë lekë, vlerësohet që të ardhurat në raport me prodhimin e brendshëm bruto do të zbresin në 26.7% të PBB-së, pra me 1.1 pikë përqindje më pak, duke zbehur optimizmin e financave dhe qeverisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.