Shënim: “Fluturimi sportiv” i gushtit dhe një tipar që na karakterizon përtej futbollit

Postuar në 07 Gusht, 2015 00:14

Entuziazmi i renditjes në vendin e 22-të në botë të kombëtares sonë të futbollit është i ligjshëm. Por me kusht që të mos harrojmë se nuk jemi realisht në atë nivel futbolli për ta fiksuar atë vend. Nuk jemi më të mirë as se Franca, Suedia e shumë ekipe të tjera. Një renditje provizore e gushtit, mund të na bëjë mirë për të rritur moralin e skuadrës dhe ndjenjën e përgjegjësisë, që tek e fundit duhet përkthyer në mbledhje pikësh për kualifikim në Euro 2016. Ky po që do të ishte sukses real. Por ama ka një veçori: Ky sukses qoftë dhe i përkohshëm, u arrit nga ai trajner që u la të punonte (apo që nuk pranoi ndërhyrje), që zgjodhi vetë elementët e rinj dhe që iu dha kohë të kolaudonte ekipin.

Le ta përthyejmë këtë fluturim veror sportiv në jetën tonë të përditshme dhe në politikë. A nuk jemi ne që marrim zjarr me një arritje kalimtare dhe iluzore, por harrojmë se kushti i vetëm i përmirësimit të vetvetes është puna e vazhdueshme? Shembuj: U gëzuam për liberalizimin e vizave, por vazhdojmë të prodhojmë refugjatë. U gëzuam për anëtarësimin në NATO, por kemi këtë ushtri që kemi. Dhe u entuziazmuam që kryeministri “e bëri për dy pare” homologun e vet në Beograd, por po i lë pa para xhepat e shumicës së shqiptarëve...

 a.j

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.