Pas energjisë, rritet edhe çmimi i ujit. A prek kjo çmimin e bukës?

Postuar në 06 Gusht, 2015 19:06

Tarifa e ujit të pijshëm do të ndryshojë. Ky është informacion tanimë zyrtar që pritet të fornalizohet si akt. Pak ditë më parë u bë e ditur se Enti Rregullator i Ujit ka pritur aplikimet nga disa bashki, të cilat sugjerojnë çmimet e reja. Enti ka deklaruar edhe se do të dëgjojë mendimin e komunitetit, por vlera reale e tyre është e dyshimitë. Sot gazeta e Partisë Demokratike, “Rilindja Demokratike”, shkruan se janë 12 bashki që kanë aplikuar, por vetëm ato të majta sipas saj. Me këtë rast jepen edhe disa çmime: “Ky Ent deri më tani ka miratuar vetëm njërën prej tyre, të ujësjellësit të Korçës, ku çmimi nga 65 lekë/m3 që është aktualisht të ndryshojë në 72 lekë/m3 për konsumatorët familjarë. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizimeve në Elbasan për zonën e fshatrave, aktualisht është për një dyfishim të tarifës fikse, nga 100 lekë të bëhet 200 lekë. Ndërsa tarifa variabël për konsumatorin familjar të ketë një rritje më shumë se dyfishin. Ka qenë 36 lekë për metër kub dhe është kërkuar të bëhet 84 lekë për metër kub. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizimeve Ersekë ka kërkuar rritje si për ujin e pijshëm ashtu edhe për shërbimin e kanalizimeve. E paprekur mbetet tarifa fikse, ndërsa tarifa variabël shkon 11 lekë për metër kub më shumë për konsumatorin familjar, 13,5 lekë më shumë për institucionet buxhetore dhe 27 lekë për metër kub për konsumatorin privat. Korça ka qenë edhe qyteti ku kërkoi rritjen e çmimit të ujit. Aktualisht, ajo po aplikon një tarifim të rritur të çmimit të ujit për klientin familjar nga 7 lekë më tepër për metër kub, për klientin buxhetor 5 lekë më shumë, ndërsa për atë privat është i pandryshuar”, raporton “RD”. Në çdo rast tarifat reale do të bëhen të njohura përfundimisht kur edhe të zyrtarizohen. Por fakt është se ndryshimi i çmimit të ujit ka hyrë në axhendë dhe është çështje kohe. Mendohet se edhe Tirana do të përfshihet nga kjo masë. Nëse rritja e tarifës së ujit, edhe për biznesin, ndodh, atëherë me siguri që mund të hipotetizohet një rritje eventuale e çmimit të bukës. Kjo pasi, tarifa e energjisë elektrike është rritur prej 6 muajsh, karburantet po ashtu kanë rritje. Me rritjen e tarifës së ujit, është logjike të pritet një reagim i tillë pas ai lidhet me kostot. Kryeministri ripësëriti premtimin për uljen e TVSH-së së energjisë, por kjo lidhet me familjarët ndoshta, por sërish do të lehtësonte jo pak. Kur vjen puna te çmimi i mallrave të shportës, si buka, vijmë sërish te një premtim, ai për uljen e TVSH-së së tyre. Ky premtim mund të riaktualizohet nëse çmimet do të rriten.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.