Buxhuku: Biznesi vendas kërkon ulje taksash, rritja solli vetëm informalitet

Postuar në 07 Gusht, 2015 16:46

Biznesi vendas i bën apel qeverisë që të rishikoj nivelin e taksave pasi të dhënat e fundit tregojnë se rritja e tyre nuk u pasua me rritjen e te ardhurave, por me shtimin e evazionit. Administratori i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, deklaron se ulja e të ardhurave nga TVSH-ja dhe akciza tregon se politikat e ndërmara nuk kanë funksionuar. Sipas tij: "Rritja e taksave nuk ka sjellë më shumë të ardhura në buxhet, por vetëm ka rënduar biznesin dhe ka rritur evazionin". Buxhuku, në një intervistë për “Ora News” i bën thirrje qeverisë që të rishikojë sistemin fiskal dhe të ulë taksat si e vetmja mënyrë për të ndryshuar situatën. “Ne duhet rë analizojmë politikat në këndvështrimin që diskutuam,pra të kalojmë nga politika fiskale e shtrënguar, në një politikë fiskale me taksa më të ulëta, por me një zbatim rigoroz të ligjit pastaj. Nëse ti zbaton politika fiskale të lehtësuara, natyrisht është edhe më e lehtë pastaj të kërkosh zbatimin e ligjit”, tha Buxhuku. Ulja e të ardhurave nga TVSH-ja, akciza si dhe tatimi mbi të ardhurat personale tregojnë se politikat e ndërmara nuk kanë funksionuar. “Janë taksat bazë, kjo tregon ser nuk kanë funskionuar politikat. Dhe nga ana tjetër nuk ka funksionuar dhe zbatimi”, thotë Gjergj Buxhuku: Ndër të tjera biznesi i kërkon qeverisë që të mos ndryshoj sistemin e taksave shpesh herë, pasi kjo krijon mosbesim tek biznesi. Gjergj Buxhuku thotë se thelbi i politikave të një vendi nuk mund të ndryshojë sa herë ndryshojnë qeveritë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.