Bode thotë se qeveria ka dështuar në mbledhjen e të ardhurave: Buxheti prek shtresat në nevojë

Postuar në 07 Gusht, 2015 17:09

Ish-ministri i Financave Ridvan Bode, ngre shqetësimin se buxheti i rishikuar përmes aktit normativ, do të përkeqësojë më tej kushtet e ekonomisë, e do të rrisë varfërinë ekstreme. Sipas tij, kjo vjen nga ulja e theksuar e shumës së parashikuar për investimet, por gërshëra e buxhetit shkurtoi ndjeshëm edhe shpenzimet për shtresat në nevojë. Bode, gjatë një prononcimi për “Abc News” thotë se e shikon te pashmangshëm vendimin për të ulur shpenzimet, nisur nga dështimi i mbledhjes së të ardhurave, sipas tij. Faktorët e kësaj ulje sipas tij, lidhen me gjenden e dobët të ekonomisë, pagesën e detyrimeve operative ndaj biznesit përmes huajve, dhe dobësitë në administrimin e të ardhurave. Bode kujton se te ardhurat nga akciza janë në nivelet më të ulëta të shtatë viteve të fundit. Por evazioni sipas tij nuk mund të luftohet me aksione, duke paralajmëruar një dështim të programit të qeverisë për në shtator. Ai thotë se ka një sugjerim për qeverinë, pasi në këto kushte nuk përjashtohet mundësia që edhe aksionet të kthehen në një boomerang për të ardhurat, ashtu siç ndodhi edhe me rritjen e taksave.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.