Zgjerohet lista e Moskës kundër­ sanksioneve, produktet bujqësore shqiptare nuk do të pranohen në Rusi

Postuar në 06 Gusht, 2015 07:35

Pak kohë pasi Rusia njoftoi se do të hiqte embargon ndaj produkteve bujqësore shqiptare, ky vendim mund të rikthehet sërish. Lista e vendeve të ekspozuara ndaj kundër­sanksioneve të Rusisë mund të zgjerohet edhe me 7-të vende të tjera, që ju bashkuan sanksioneve shtesë ndaj Moskës, javën e kaluar. Në këtë listë bën pjesë edhe Shqipëria. Lajmi është bërë i ditur nga një zyrtar i Ministrisë së Bujqësisë, për agjencinë ruse të lajmeve, “Itar­TASS”. “Nëse zgjerojnë listën, ne do të godasim pikërisht ato vende që kanë shprehur dëshirën të bëhet pjesë e sanksioneve kundër nesh. Ne do të deklarojmë kundër­sanksione ndaj tyre”, tha zyrtari që ka preferuar të qendrojë anonim. Sipas informacioneve, Ministria ruse e Bujqësisë mund t’a diskutojë këtë listë vendesh. Ndërkohë, lista e produkteve nuk do të ndryshojë, nëse Rusia vendos të kundërprëgjigjet duke zgjeruar numrin e vendeve. “Do të jetë e njëjta listë produktesh për shumicën e vendeve. Përjashtim mund të bëjë vetëm Islanda, ku mund të përfshihen edhe disa produkte specifike, si peshku”, shtoi zyrtari rus. Më herët, agjencia Itar­TASS raportoi se kryeministri Dmitry Medvedev do të merrej personalisht me zgjerimin e listës së kundërsanksioneve. Shtatë vende europiane, Shqipëria, Mali i Zi, Islanda, Norvegjia, Litenshtajni, Ukraina dhe Gjeorgjia, konfirmuan javën e kaluar se, do ti bashkohen sanksioneve shtesë të Bashkimit Europian ndaj Rusisë. Shqipëria dhe Mali i Zi janë vende kandidate për tu antarësuar në Bashkimin Europian, ndërsa Islanda, Norvegjia dhe Litenshtajni janë pjesë e zonës europiane të tregtisë së lirë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.