Maqedoni, arrestime imamësh të dyshuar për lidhje me ISIS

Postuar në 06 Gusht, 2015 10:14

Në rajone të ndryshme të Maqedonisë u zhvillua një aksion i gjerë policor në të cilin u arrestuan 9 vetë të dyshuar se rekrutojnë luftëtarë të ISIS-it në Irak dhe Siri. Mes tyre është edhe një imam i një xhamie në Shkup, e cila vepron jashtë kontrollit të Bashkësisë Islame. Ministria e Brendshme njoftoi se në Maqedoni nuk ka kampe për stërvitje, por bëhet rekrutim i shumë të rinjve, ndërsa deri më tani 16 persona kanë vdekur në luftërat në Lindjen e Mesme. Grupi ka pasur lidhje edhe me 16 shtetas të Maqedonisë të cilët tashmë kanë humbur jetën viteve të fundit në luftimet në Irak e Siri. Këtë e konfirmoi ministri i Brendshëm, Cavkov ndërsa ideolog kryesor për organizimin e këtyre grupeve policia e konsideron pikërisht imamin Rexhep Memishi te xhamise se Shkupit. Ne aksionin e quajtur “Celula” janë bastisur 21 objekte në Shkup, 4 në Gostivar dhe nga një në Tetovë, Kumanovë e Strugë. Në pjesën më të madhe bëhet fjalë për shtëpi, por bastisje ka pasur edhe në hapësirat ndihmëse të xhamisë Tutunsuz në një internet kafe në Gazi Babë, në një organizatë joqeveritare dhe në një organizatë humanitare.
l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.