Legjenda e Codex Gigas, ose Bibla e Djallit

Postuar në 06 Gusht, 2015 01:49

Codex Gigas besohet të jetë dorëshkrimi më i madh i mbijetuar nga mesjeta. Ai ndodhet në Librarinë Kombëtare të Suedisë dhe konsiston në shkrime me përmbajtje kristiane, përfshirë një version të plotë të Vulgatës, Bibla e kanonizuar si përkthim zyrtar i Katoliçizmit. Çfarë e bën të veçantë Kodikun Gigas është përfshirja në të e faqeve të ilustruara me imazhin e Djallit. Që këtej Kodiku mori emrin Bibla e Djallit, duke i dhënë shkak legjendave të shumta.
Historianët mendojnë se teksti u krijua në manastirin bendiktin të Podlažice në Republikën Çeke në fillim të shekullit XIII. Që nga emri që do të thotë Libër Gjigand merret me mend se ai ka përmasa të stërmëdha; në fakt kërkon dy njerëz për ta zhvendosur.
Legjenda flet për një murg në Mesjetë që pasi shkeli betimin monastik u dënua me një vdekje veçanërisht mizore. Për të shmangur këtë ndëshkim ai premtoi që të shkruante në një matë të vetme, një libër që do të përlavdëronte manastirin dhe do të përmbante të gjithë dijen njerëzore. Lutja e tij u pranua, por teksa afronte mesnata ai po kuptonte se nuk mund të realizonte detyrën e tij pa ndihmë. Ndaj vendosi të lutej. Por në vend t’i drejtohej Zotit, iu drejtua Luciferit, duke i ofruar shpirtin e tij në këmbim të ndihmës për përfundimin e librit. Lutja u dëgjua dhe u plotësua duke sjellë sot si intepretim për imazhin e Luciferit aty ose realizimin e tij nga murgu si mirënjohje, ose faktin se ishte Luciferi ai që “firmosi” veprën me një autoprotret. Këtu mbaron legjenda. Shkenca thotë se nga analizat e kryera kemi të bëjmë me një dorëshkrim të realizuar nga një person i vetëm. Mendimi është se autor është Herman Vetmitari, nisur nga një firmë në tekst. Nëse do të rikrijohej vepra në fjalë, duke imituar kaligrafinë e tij, do të duheshin 5 vjet duke shkruar pa ndaluar, pa përfshirë këtu ilustrimet. Në çdo rast është një vepër e jashtëzakonshme, çka ndoshta përligj edhe legjendat që e rrethojnë.

Comments

Submitted by Enis (not verified) on

O djalli pot lutem merrja shpirtin 'per 24 or ose pushtoj gjith familjen e tij

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.