Historike, një ekip shqiptar në play off-in e Champions League

Postuar në 05 Gusht, 2015 23:26

Futbolli shqiptar i klubeve është vetëm 90 minuta larg ëndrrës për t'u bërë pjesë e elitës europiane të futbollit për këtë sezon. Skëndërbeu fitoi edhe ndeshjen e kthimit me moldavët e Milsamit dhe kaloi me meritë në fazën play off të Champions League. Kampionët e Shqipërisë mundën 2 me 0 moldavët në Elbasan Arena me dy gola të Salihit dhe Prognit. Kundërshtari i Skëndërbeut në play off-in e Champions do të përcaktohet në shortin që do të hidhet të premten. Ekipi shqiptar do t'i luajë të gjitha shancet dhe ka mundesi që të bëhet skuadra e parë shqiptare që kalon në grupet e Champions League. Por edhe nëse nuk ia del të futet në grupet e Champions, Skëndërbeu tashmë është futur në histori pasi ka siguruar kalimin në grupet e Europa League. Një arritje për futbollin shqiptar, por edhe një bingo për financat e klubit që do të arkëtojë rreth 3 milionë euro. l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.