Zef Preçi thotë se politikat fiskale dhe ekonomike që po ndjek qeveria nuk janë të favorshme për ekonominë vendase

Postuar në 05 Gusht, 2015 07:30

“Politikat fiskale, ekonomike dhe ato monetare të ndërmarra gjatë pjesës së parë të këtij viti nuk janë të favorshme për ekonominë vendase”. Kështu e komenton eksperti Zef Preçi nw “Tv Scan”, rënien e të ardhurave në buxhetin e shtetit për periudhën 6­mujore. Sipas tij, përmirësimi i klimës së biznesit dhe ulja e informalitetit do të ishin dy faktorët që do të ndikonin në përmirësimin e kësaj situate. Ndërsa lidhur me vendimin e qeverisë për ndryshimet në buxhetin e shtetit për pjesën e mbetur të vitit, Preçi thotë, se ishin të detyrueshme, si pasojë e mosrealizimit të të ardhurave në arkën e shtetit. Mungesa e të ardhurave në arkën e shtetit solli edhe atë që pritej dhe ishte pranuar nga qeveria dhe organizmat ndërkombëtare, si FMN, ndryshimet në buxhetin e shtetit të këtij viti.

Në mbledhjen e fundit Këshilli i Ministrave, miratoi Aktin Normativ me këto ndryshime, ku rezulton se janë ulur të ardhurat për këtë vit, por edhe shpenzimet duke ruajtur të njëjtin nivel deficiti. Sipas këtij Akti Normativ, të ardhurat janë ulur më rreth 16.2 miliardë lekë, ndërkohë që me të njëjtën vlerë janë ulur edhe shpenzimet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.