Turizëm në Sarandë: Pronari i hotelit u mban pasaportat dy polakëve, që të mos shkonin në hotel tjetër

Postuar në 05 Gusht, 2015 12:27

Në folkun popullor mendohej se ishte Vlora kryeqendra e historive me “perla turistike”, nga çmimet, tek shërbimi i kamarierëve e tek batutat e kuzhinierëve apo pronarëve. Por në rrugën e pandalshme drejt turizmit cilësor, një rast i freskët vjen nga Saranda. Siç njofton shqiptarja.com, pronari i një hoteli në Sarandë është denoncuar në polici nga dy turistë polakë sepse nuk u jepte pasaportën dhe ndaj tij ka nisur procedimi në gjendje të lirë. Dy polakët R.M e D.M, 37 dhe 38 vjeç, kanë shkuar tek hoteli i 31-vjeçarit E.M për t’u akomoduar dhe i kishin dorëzuar pronarit pasaportat për regjistrimin.

 Por pasi kanë parë dhomat e hotelit, nuk u kanë pëlqyer kushtet. Ata kërkuan 31-vjeçarit që t’u jepte pasaportat, por ai nuk ua ka dhënë prej tri orësh sepse nuk donte që polakët të shkonin në një hotel tjetër.

Comments

Submitted by shqiptar (not verified) on

Sigurisht qe mund tja mbante pasaportat. Policia nuk ka te drejte fare te nderhyje, kete problem e ndan nje gjyq. Po ketu ne shqiperi ndodhin cudira dhe me e keqja eshte se ka mbeshtetes ne cudira...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.