Tkurren të ardhurat personale, Financat nuk realizojnë planin edhe pas rritjes së tatimit nga 10 në 15%

Postuar në 05 Gusht, 2015 13:18

Një tjetër zë me performancë negative është dhe tatimi mbi të ardhurat personale. Pavarësisht rritjes së tatimit mbi të gjitha të ardhurat, përveç tatimit mbi pagën, nga 10 në 15% prej 1 janari 2015, plani nuk është realizuar, raporton “Tv Scan”. Të ardhurat personale që tatohen mund të kategorizohen në nëngrupe: taksa mbi të ardhurat personale nga paga në sektor publik dhe privat; taksa mbi të ardhurat personale nga interesat bankare; taksa mbi të ardhurat personale nga dividendët; taksa mbi të ardhurat personale nga shitja e pasurive të paluajtshme dhe taksa mbi të ardhurat personale për burime të tjera të ardhurash. Të ardhurat që vijnë nga tatimi mbi pagat zënë peshën kryesore, në rreth 60%, sa i takon strukturës së vlerave të tatimit të të ardhurave personale.

Por ndonëse ky zë u rrit me 2.7%, në vlerën e 13.5 miliardë lekëve , ai është 3.8 miliardë lekë më pak se plani i fillimvitit. Ekspertët e Ministrisë së Financave janë justifikuar me rënien e interesave të depozitave, ndërkohë që kanë nisur një fushatë për mbledhjen e tatimit mbi qiratë. Edhe pse për vitin 2015 ishte parashikuar një rritje me 22.4% e këtyre të ardhurave, ato nuk u realizuan gjatë përiudhës së parë të vitit. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.