Përkufizimi i Milos për qeverinë

Postuar në 05 Gusht, 2015 09:58

Paskal Milo e ka një ide sesi po qeveris Edi Rama dhe këtë vendosi ta thotë publikisht, pasi siç thotë nuk ka marrë atë që I është premtuar për bashkëqeverisje me Partinë Socialiste. Në një interevistë për Gazetën Shqiptare ai evidenton problemet që ka lidershipi i koalicionit për pasojë dhe qeverisja e vendit.

“ Në përgjithësi qeveria e Partisë Socialiste ka vepruar si një repart ushtarak që ka një komandand, të cilit nuk i bëhef fjala dysh dhe që nuk guxon kush që t’i bëjë qoftë edhe vërejtjen më të vogël. Pra kemi të bëjme me një qeveri që dominohet nga kryeministri, që është ai bartës i mendimeve, i politikave, ndërkohë që të tjerët janë zbatues ose ose siç i pëlqen auditorit social t’i quajë anëtarë të skuadrës që zbaton detyrat e caktuara politike dhe saktësisht të kapitenit të ekipit.

Nuk mund që për çdo gjë të vendosë kryeministri dhe as që mundet që ai t’i përcaktojë çdo ministri detajet dhe rrugëtimin konkret të qeverisjes në ministritë e caktuara. Dikasteret nuk duan thjesht menaxherë të punëve të rëndomta të ditës apo kujdestarë për të zbatar platformën qeverisëse..sepse nuk varet çdo gjë nga kryeministri.

Është e pamundur edhe nga pikëpamja e kapaciteteve mendore, por edhe  fizike. Shqipëria meriton të qeveriset shumë më mirë dhe nga një elitë që nuk duhet të jetë vetëm me prejardhje politike të mirëfilltë, por edhe nga një elitë ose burokraci e përgatitur për t’u dhënë rrugëzgjidhje problemeve të shumta që ka sot Shqipëria”-thekson kreu i PDS

Milo e quan pragmatist koalicionin dhe jo të bazuar në një bosht programor sipas profilit politik, duke shprehur rezerva për afrimin e PDIU-së dhe FRD-së në koalicionin e majtë.

"Sa u përket partive të radhitura në bllokun e Aleancës Për Shqipërinë Europiane ka një pragmatizëm të theksuar në këto zgjedhje. Për herë të parë u fut në koalicion edhe FRD-ja që ka një profil të djathtë, dhe PDIU-ja e cila nuk dihet se çfarë profili politik ka, sepse në atë parti vazhdimisht ka një pragmatizëm për të mbrojtur çështjen çame  sesa ka një bosht-politiko programor në raport me koalicionet si grupime politike"-thekson Milo

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.