Meta shpjegon marrëdhëniet me Ramën: S’janë as të ftohta, as të ngrohta

Postuar në 05 Gusht, 2015 15:27

Në një intervistë ekskluzive për "Albanian Daily News", kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta tha se: “Kuvendi nuk është arenë gladiatorësh, por e diskutimeve intelektuale dhe debateve profesionale. Historitë personale dhe emocionet e pakontrolluara nuk duhet ta justifikojnë arrogancën, fjalorin e rëndomtë apo përleshjet fizike”. Gjatë intervistës Meta tha se nuk ka asnjë dyshim që zgjedhjet e fundit lokale kanë arritur standardet më të mira ndonjëherë dhe që ato ishin një demonstrim i kulturës demokratike të popullit dhe votuesve shqiptarë në të gjithë vendin. Ai ishte vërtet i kënaqur që LSI pati një rezultat madhështor si votë popullore, duke theksuar faktin që këto zgjedhje ishin votime lokale dhe jo politike. Në një koment në përgjigje të pyetjes nëse janë të vërteta fjalët e njerëzve se ka shenja të ftohjes së marrëdhënieve mes tij dhe Kryeministrit Edi Rama, Kryetari i Kuvendit tha: “Nga përvoja e verës kemi parë se kur vjen gushti dhe Kuvendi nis pushimet, media fillon eksplorimin e “problemeve dhe konflikteve” si të ishin hite verore. Mund të them se marrëdhëniet me partnerët tanë nuk janë as në ftohje e as në ngrohje. Ato janë konstruktive dhe të bazuara në respekt reciprok dhe përgjegjësi të përbashkëta”.

Duke folur për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe veçanërisht në Kosovë, ku vendosja e gjykatës speciale u miratua nga Kuvendi ditën e hënë, Kryetari Meta tha: “Unë jam shumë i kënaqur dhe shfrytëzoj rastin e kësaj interviste për të përgëzuar Kuvendin dhe qeverinë e Kosovës për marrjen e vendimit të guximshëm dhe shumë të përgjegjshëm për të miratuar ndryshimet e duhura në kushtetutën e vendit, të cilat hapin rrugën për ngritjen e kësaj gjykate.”

Sipas Metës rajoni po jeton momentet e tij më të mira. “ Axhenda e Berlinit, nën drejtimin e Kancelares gjermane, Angela Merkel, është një platformë e shkëlqyer për projekte rajonale të përbashkëta që do i afrojë vendet e rajonit në aspektin ekonomik, social dhe politik.,” tha Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë.

Comments

Submitted by Ish Lsi (not verified) on

Ore like, kot per kuriozitet doja te dija. A ke ndermend te na tregosh nese je i korruptuar apo jo duke aplikuar per nje vize Amerikane, keshtu e marrim vesh nese je ne listen e zeze apo jo.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.