Marrëveshja nukleare me Iranin acaron raportet ShBA-Izrael. Presidenti amerikan paralajmëron se rrëzimi i saj, apo sulmi ndaj Iranit do të sjellë raprezalje mbi Tel-Aviv

Postuar në 05 Gusht, 2015 13:17

Marrëveshja e 14 korrikut mes pesë fuqive të mëdha dhe Iranit mbi kufizimin e kapaciteteve bërthamore të këtij të fundit dhe kontrollon e rreptë të projektimeve në këtë fushë, ka irrituara shumë Tel-Avivin zyrtar. Kryeministri Netanjahu është një nga kundërshtarët më të fortë të marrëveshjes dhe i përmbahet pikëpamjes se Irani i sotshëm përfaqëson një rrezik më të madh për paqen në botë sesa Shteti Islamik. Përpjekje të mëdha po bëhen edhe nga grupet hebreje në SHBA, sidomos nga Komiteti Amerikano-Izraelit i Çështjeve Publike që marrëveshja të mos kalojë në Dhomën e Përfaqësuesve e cila drejtohet nga republikanët. Disa përfaqësues të lidershipit hebraik kanë takuar presidentin amerikan, Barack Obama dhe njëri prej tyre, Greg Rosenbaum tha për Radio Izraelin se presidenti amerikan kishte bërë të qartë në takim se prishja e marrëveshjes do të çonte në “bombardimin e Tel-Avivit nga Hezbollahu”. Po kështu në përgjigje të kërkesës izraelite që të bombardohen objektete iraniane ku mendohet se punohet për projektet bërthamore, Obama, i është përgjigjur se “një ndërhyrje e tillë nuk parashikohet të çojë në luftë të plotë mes dy vendeve. Nga ana e vet, kryemimistri izraelit Netanjahu e kundërshton formalisht marrëveshjen me argumentin se heqja e sanksioneve që parashikohet me dokumentin e ri, i lejon Iranit lehtësi ekonomike dhe financiare dhe mundësi për të financuar terrorizmin në rajon. Vetë Obama, në konferencën për shtyp lidhur me marrëveshjen, sqaroi se ajo ka arritur objektivin parësor të SHBA-së në Lindjen e Mesme: moslejimin e një Irani që posedon bombën bërthamore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.