Kriza greke, Juncker shprehet optimist për arritjen e një marrëveshjeje me kreditorët para 20 gushtit

Postuar në 05 Gusht, 2015 13:26

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker beson në mundësinë e Greqisë për arritjen e një marrëveshjeje me kreditorët gjatë këtij muaji, mundësisht para datës 20 gusht, njofton agjencia e lajmeve “AFP”. “Të gjithë raportet e arritura më krijojnë besimin se ka mjaft gjasa të arrihet një marrëveshje gjatë muajit gusht, mundësisht para 20 gushtit, për një plan të tretë ndihme për Greqinë”, pohoi Juncker gjatë një takimi. Greqia duhet të paguajë borxhin në këtë datë me vlerë 3,4 miliardë euro në Bankën Qëndrore Europiane. Juncker gjykon se negociatat po eçin në mënyrë të kënaqshme nga pikëpamja e autoriteve greke sesa nga ana e Komisionit. Ministri grek i Financave, Euclide Tsakalotos u shpreh mjaft optimist dje për finalizimin e marrjes së këstit të ri më shumë se 80 miliardë euro për tri vite dhënë Greqisë më 20 gusht.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.