Fati i 100 mijë eurove, familjarët e Bujanës takojnë Nishanin, akuzojnë policinë

Postuar në 04 Gusht, 2015 20:15

Është kthyer në sagë historia e aksidentit fatal rrugor të 32-­vjeçares Bujana Bushi, së cilës sipas familjarëve i janë marrë edhe 100 mijë euro që kishte në çantë. Familjarët janë takuar sot me Presidentin Bujar Nishani, dhe pretendojnë se policia ka tentuar ta fshehë aksidentin, nuk u ka dhënë detaje për mënyrën se si ndodhi, si dhe kanë deklaruar se Bujanës i janë zhdukur të gjitha sendet personale. Aksidentin, familjarët e viktimës e konsiderojnë të qëllimshëm dhe akuzojnë policinë për fshehjen e ngjarjes. Ata ngrenë akuza ndaj rrugorëve të Kavajës për fshehje të rrethanave të aksidentit, vjedhje të parave si dhe të sendeve personale që vajza kishte me vete. Ata u shprehën se dyshojnë se vajza mund të jetë grabitur dhe vrarë.

Ndërkohë bashkëshortja e biznesmenit Kosta Taçi (që njihet ndryshe dhe Ramiz Avizllari?!), në makinën e të cilit ndodhi aksidenti dhe ku Bujana punonte si ekonomiste part time, është intervistuar nga GSH ku ka deklaruar se vajza në fjalë nuk kish se ku t’i gjente kaq shumë para.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.